Aktualitet

Prej 20 vitesh në arrati, kapet shqiptari i dënuar për trafik droge drejt Italisë në ’97 (EMRI)

28 Janar 2020, 18:47 Nga DOSJA
Prej 20 vitesh në arrati, kapet shqiptari i dënuar për trafik

ITALI- Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili ishte në arrati prej 20 vitesh, pas dy dënimesh për trafik droge. Sipas medieve italiane, Mihallaq Boraku, 49 vjeç, me origjinë shqiptare u arrestua pasi rezulton i dënuar nga gjykatat në Cuneo dhe Siena.

Boraku u ndalua në vitin 1998 në zonë e Cuneo, ku jetonte dhe kishte ndërtuar një rrjet të trafikut të drogës nga Shqipëria në Puglia, duke e transportuar më pas në Piemonte. Operacioni i antimafies në Torino u kodua në shqip “Besa”. Gjatë operacionit, në 1997 u sekuestruan dyqind kilogramëve marihuanë, i destinuar për provincat e Cuneo, Asti, Alessandria dhe Torino.

Droga ishte sekuestruar në një pikë kontrolli në daljen e autostradës Asti Est në rrugën Turin-Piacenza. Lënda narkotike po transportohej me një kamion, i cili zyrtarisht ishte i ngarkuar me peshk dhe produkte ushqimore të tjera.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali mihallaq boraku trafik droge itali mihallaq boraku trafik droge

Sondazh

Poll