Aktualitet

“Fordi” përplaset me fugonin në Pogradec, plagosen 3 persona, mes tyre dhe një polic

28 Janar 2020, 19:02 Nga DOSJA
“Fordi” përplaset me fugonin në Pogradec, plagosen 3

POGRADEC- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit, pranë tunelit panoramik. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një mjet tip furgon ishte ndaluar nga një punonjës policie, në momentin që është përplasur nga prapa nga makina Ford. Në këtë moment, edhe polici është goditur nga furgoni. Efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në pogradec plagosen dy persona aksident në pogradec plagosen dy persona

Sondazh

Poll