Aktualitet

“Kontrollohen me pyetësor”, shefi i Rinasit rrëzon masat e trumbetuara nga ISHSH-ja për koronavirusin: Sapo hynë pesë k

28 Janar 2020, 19:55 Nga DOSJA
“Kontrollohen me pyetësor”, shefi i Rinasit rrëzon masat e

TIRANË– Koronavirusi është kthyer në një makth për të gjithë shqiptarët që lëvizin ose jashtë vendit. Pavarësisht se ky virus ka prekur shtetin e Kinës, sytë e shqiptarëve mbeten nga portet dhe aeroportet me shpresën që kontrolli i njerëzve që futen në vendin tonë të jetë sa më i saktë dhe që të mos ketë rrezik nga prekja e këtij virusi që ka marrë jetën e 106 personave deri më tani.

Edhe pse fatmirësisht, nuk raportohen për raste të infektuarish në Shqipëri, Lorenc Harshova, shef i Njësisë Kufitare të Inspektimit Shëndetësor në aeroportin e Rinasit është shprehur për Newsbomb.al se gjatë 24 orëve të fundit, nga Kina në Rinas janë futur 5 persona të cilët kanë kaluar tranzit. I pyetur nësa këta persona që janë futur në Shqipëri i janë nënshtruar ndonjë kontrolli të veçantë, Harshova tha se deri tani është përdorur vetëm pyetsori i OBSH.

“Gjatë 24 orëve të fundit kemi 5 persona të ardhur nga Kina në Rinas. Këta persona, janë intervistuar në bazë të një pyetësori të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe deri tani nuk kemi asnjë problem”, tha Harshova për Newsbomb.al duke lënë një pikëpyetje të madhe në lidhje me masat e mëdha që trumbetohen të jenë marrë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Prej ditësh ftohen në panele të ndryhsme shefe infektivësh, të cilët shprehen se se Shqipëria nuk ka rrezik të preket nga ky virus dhe se janë marrë masa të mëdha. Jo më larg se një natë më parë, e ftuar në emisonin “Opinion” Najada Como, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT, u shprej se koronavirusi është i rrezikshëm, pasi ka dhe një mutacion gjenetik, por që sipas saj deri tani Shqipëria nuk ka rrezik, pasi janë marrë masat.

Por cilat masa janë marrë? A duhet të japë një sqarim personi që qëndron në krye të ISHSH-së, Vjollca Braho, për faktin që në Shqipëri futen njerëz të dyshimtë dhe u bëhet vetëm ‘një kontroll’ pyetësor?!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në kinë koronavirusi ne shqiperi lorenc harshova vjollca braho koronavirusi në kinë koronavirusi ne shqiperi lorenc harshova vjollca braho

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 19:15

TIRANË- Wang Haoran (UanHaoran) ndodhet prej 3 muajsh në Shqipëri. Po studion për Gjuhë e Letërsi në Universitetin e Tiranës. Pedagogu i vet i ka vendosur ...