Politike

"Do të krijojmë një ndërmarrje të shpërndarjes së ujit", Rama: Duhet të kalojmë në nivel kombëtar për trajtimin e mbetjeve

Rama u shpreh se si për ujin e pijshëm ashtu dhe për trajtimin e mbetjeve duhet kaluar në nivel kombëtar dhe duhet krijuar sinergji me korporata ndërkombëtare.

14 Korrik 2025, 09:14 Nga r.ll
"Do të krijojmë një ndërmarrje të
edi rama

TIRANË-Kryemistri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të krijohet ndërmarrja e shpërndarjes së ujit të pijshëm. Ai tha se duhet krijuar një korporatë për të adresuar të gjitha problemet e fragmentarizimit të burimeve dhe menaxhimit. 

Rama u shpreh se si për ujin e pijshëm ashtu dhe për trajtimin e mbetjeve duhet kaluar në nivel kombëtar dhe duhet krijuar sinergji me korporata ndërkombëtare.

"Jemi të sigurt që duhet të kalojmë në një fazë tjetër dhe duhet të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit. Na duhet një ndërmarrje e shpërndarjes së ujit dhe një koorporatë e re që të adresojë të gjitha problemet e fragmentarizimit të burimeve dhe menaxhimit që pas 30 e ca vitesh është e kot të na sjellë rezultate të dëshiruara dhe pse ka përmirësime por janë të pamjaftueshme. Qoftë për ujin dhe trajtimin e mbetjeve do të duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe duhet të krijojmë sinergji me koorporata ndërkombëtare. Kjo do të na ndihmojë për shumë arsye për furnizimin me ujë, investimet, transparencën në të gjitha këto procese. Kemi në sistemin e trajtimit të mbetjeve një hartë që duhet të konsolidohet dhe duhet të bëhet një sistem në nivel kombëtar.", tha Rama. 

edi rama uji i pijshem tajtimi i mbetjeve

Sondazh

Poll