Politike

"Duhet të ecim para me sigurinë ushqimore, pezullimi i AKU ishte hapi i parë", Rama: Sot ka filluar procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë

Rama shtoi se të gjithë produktet e tregtuar pa faturë do të sekuestrohen. Ky, sipas kreut të qeverisë është vetëm fillimi i një kontrolli të rreptë për sigurinë ushqimore. 

14 Korrik 2025, 09:12 Nga r.ll
"Duhet të ecim para me sigurinë ushqimore, pezullimi i AKU ishte
edi rama

TIRANË- Siguria ushqimore ishte një tjetër temë e trajtuar nga kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm. Rama tha se ky sektor është pika më e dobët, në negociatat për anëtarësim në BE. Ai tha se duhet ecur para me sigurinë ushqimore, ndërsa shtoi se pezullimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ishte vetëm hapi i parë. 

Më tej ai ka bërë me dije se nga sot ka nisur dhe procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. Rama shtoi se të gjithë produktet e tregtuar pa faturë do të sekuestrohen. Ky, sipas kreut të qeverisë është vetëm fillimi i një kontrolli të rreptë për sigurinë ushqimore. 

"Për furnizimin e të gjithë sistemit, qoftë atij publik, qoftë privat me barna dhe përsëri me shtetin si palë. Ka ardhur koha të kalojmë në një rol të ri të shtetit në ekonomi. Të prodhojmë sukses. Kemi ndryshuar qasjen ndaj pronës. Kemi vendosur shtetin në rolin e pronarit që nuk lëshon prona, por merr pjesën e vet. Siguria ushqimore, edhe këtu na duhet të hedhim hapa përpara, është pika më e dobët, në negociatat për anëtarësim. Me pezullimin e AKU, kemi hedhur vetëm hapin e parë. Nga sot, ka filluar procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. Pra, pasiguri ushqimore. Qumësht dhe bulmet i freskët pa faturë, mish i freskët pa faturë, do sekuestrohet. Ky është fillimi i një kontrolli të rreptë për sigurinë ushqimore. Do jetë punë që nuk do jetë aq e vështirë sa disa vite më parë, sepse baza është e vendosur. 99 përqind e qytetarëve, nuk ndërtojnë pa leje, ata që ndërtojnë nuk janë populli, as të skretë, por shkelës të vetëdijshëm të ligjit. Kjo epokë duhet të konsiderohet e mbyllur.", tha Rama. 

edi rama siguria ushqimore

Sondazh

Poll