Politike

"Nuk kemi thënë, na jepni votën që të ndërtoni pa leje", Rama: Janë ndërtime të bërë muajt e fundit!

Ai theksoi se në lidhje me këto ndërtime ka patur denoncime të shumta ndërsa prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim.

14 Korrik 2025, 08:50 Nga N.F
"Nuk kemi thënë, na jepni votën që të
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me deputetët e qarkut dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës ka komentuar aksionin e prishjes së ndërtimeve në Theth. Rama u shpreh se gjatë këtij aksioni janë goditur 40 subjekte. 

Ai theksoi se në lidhje me këto ndërtime ka patur denoncime të shumta ndërsa prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim. Rama gjithashtu foli në lidhje komentet që ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që të investojnë në pronat e tyre teksa theksoi se premtimi i tij ka qenë legalizimi i pronave të gjyshërve. 

Sipas tij ata nuk u "dakordësuan" që duke e votuar mund të ndërtojnë pa leje. Ai më tej theksoi se subjektet e goditura janë ndërtime të reja të përfunduar së fundmi.

"Në Theth janë goditur 40 subjekte, kanë pasur më shumë se 1 ngrehinë. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh dhe prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim. Ne kemi shkuar në Theth së bashku me kryetarin e bashkisë dhe me agjencinë e Kadastrës, që kur shkuam dhe premtuam legalizimin e të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, ne e kemi përmbyllur atë proces, me rreth 300 legalizime, kanë pronën e tyre në zonë e Thethit. Premtimi ynë ka qenë, do legalizojmë pronën e gjyshërve. Ne nuk kemi thënë, na jepni votën që të ndërtoni pa leje. Janë ndërtime të bërë muajt e fundit", tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll