Politike

"Janë goditur 40 subjekte", Rama: Policia po heton se kush është pas pushtimit kriminal të zemrës së Thethit

Kreu i qeverisë tha se subjektet e prishura në Theth janë të gjitha të ndërtuara për qëllim fitimi, ndërsa shtoi se janë goditur gjithsej 40 të tilla.

14 Korrik 2025, 08:38 Nga r.ll
"Janë goditur 40 subjekte", Rama: Policia po heton se kush
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në një takim deputetët e qarkut dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës. Rama e nisi fjalën e tij lidhur me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në fshatin e Thethit. 

Rama tha se personat të cilëve iu janë prishur objektet, nuk janë njerëz të shkretë. Ai u shpreh se policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është "mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit". Kreu i qeverisë tha se subjektet e prishura në Theth janë të gjitha të ndërtuara për qëllim fitimi, ndërsa shtoi se janë goditur gjithsej 40 të tilla.

Rama: Ka një teori për të ardhur keq lidhur me kush e ka fajin. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen tja lënë fajin strukturave të shtetit. Nga një anë kemi njerëz që kanë heq bukën e gojës për të ndërtuar këto banesa dhe nga ana tjetër kemi shtetin që i ka lejuar. Këtu nuk bëhet fjalë për njerëz të shkretë. 

Në rastin flagrant që u bë shkak për nisjen e këtij procesi kemi dhe individë që nuk kanë dalë para përgjegjësisë. Policia ka nisur hetim se kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit. Bëhet fjalë për ndërtime për qëllim fitimi, jo për të futur kokën. Edhe strukturat natyrish kanë përgjegjësinë e tyre. Mbetet për tu parë ca përgjegjësie do marrë KLP për zonjën Gjeli. Në Theth janë goditur 40 subjekte. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në Prokurori.

edi rama

Sondazh

Poll