Politike

"83 mandatet do t'i vëmë në shërbim të qytetarëve", Rama: Do të bëjmë një reformë për lirimin e hapësirave publike dhe për ujin e pijshëm

Lidhur me problematikat në bashkinë e Tiranë, ai tha se janë grupet e punës për të ndihmuar bashkinë më një reformë të brendshmë organizative dhe reformë të shërbimeve.

14 Korrik 2025, 08:57 Nga r.ll
"83 mandatet do t'i vëmë në shërbim të
takimi

TIRANË- Në takimin me deputetët e qarkut dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të bëhet një reformë për lirimin dhe për furnizimin me ujin e pijshëm, për të cilin do të bëhet dhe një akt normativ. 

Rama u shpreh se 83 mandatet e fituara më 11 maj do të vihen në shërbim të qytetarëve dhe rrugës së së Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Lidhur me problematikat në bashkinë e Tiranë, ai tha se janë grupet e punës për të ndihmuar bashkinë më një reformë të brendshmë organizative dhe reformë të shërbimeve.

"Për lirimin e hapësirave publike do të bëjmë një reformë dhe për ujin e pijshëm që do kalojë më pas do të duhet të bëjmë dhe akt normativ. Ato 83 vota do ti vëmë në shërbim të qytetarëve që duan të kalojnë te Shqipëria, anëtare e BE. Po bëjmë gjënë e duhur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Ata që ishin në skuadrën e 11 majit janë pjesë e skuadrës që do të çojnë Shqipërinë në BE. Kemi lënë një tjetër detyrë për të adresuar disa problematika në bashkinë e Tiranës. Kemi ngritur grupet e punës për të ndihmuar bashkinë më një reformë të brendshmë organizative dhe reformë të shërbimeve.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll