Politike

"Historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do ecë më," Rama: Sot do bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës! Nuk do të ketë asnjë tolerancë

Rama bëri me dije se ditën e sotme do të bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës pasi është pa leje. 

14 Korrik 2025, 09:05 Nga N.F
"Historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa fliste për aksionin e prishjes së subjekteve në Theth u shpreh se nuk do të ketë asnjë tolerancë e asnjë dialog në këtë proces. Rama bëri me dije se ditën e sotme do të bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës pasi është pa leje. 

Ai theksoi se historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do të fuksionojë më. Sipas tij çdo ngrehinë e ngritur në dëm të zonave të mbrojtura, do të rrafshohet.

"Sot do bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës që është në shkelje të ndërtimit. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, nuk kemi asnjë minutë për të humbur se kemi marrë përsipër të hymë në BE. Ta harrojë kushdo qoftë. Historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do ecë më. Çdo ngrehinë e ngritur në dëm të zonave të mbrojtura, do të rrafshohet.

Nuk do ketë asnjë tolerancë e asnjë dialog në këtë proces. Të gjithë skuadrat që morën 83 mandate të jenë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve të cilët pengohen çdo ditë nga ata që me guxim të tepërt dhe mbylljes së syve kanë pushtuar hapësirat publike," tha ai.

rama

Sondazh

Poll