Politike

"Të gjitha teoritë janë për të ardhur keq," Rama: Në Theth nuk do të ndërtohen resorte turistike! Në ekrane nuk shfaqen banorët

Rama më tej theksoi se personat që kanë dalë nëpër media duke u ankuar për prishjen e subjekteve nuk përfaqesojnë banorët dhe Thethin. Sipas tij ata janë një grusht njerëzish që nuk janë lidhje me këtë histori.

14 Korrik 2025, 08:58 Nga N.F
"Të gjitha teoritë janë për të ardhur keq,"
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me deputetët e qarkut dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës ka komentuar aksionin e prishjes së ndërtimeve në Theth. Rama foli edhe në lidhje me komentet që janë përhapur së fundmi se prishja e subjekteve ka ndodhur pasi do të ndërtohen resorte. Ai i ka hedhur poshtë këto pretendime ndërsa i ka cilësuar këto teori për të ardhur keq.

Rama më tej theksoi se personat që kanë dalë nëpër media duke u ankuar për prishjen e subjekteve nuk përfaqesojnë banorët dhe Thethin. Sipas tij ata janë një grusht njerëzish që nuk janë lidhje me këtë histori.

"Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të ngritur resorte turistike. Të gjitha teoritë janë për të ardhur keq. Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që shfaqen në ekran, por janë një grusht njerëzish që nuk janë lidhje me këtë histori.

Do ti mbështesim të gjithë njerëzit që kanë prona në male dhe tu drejtohen institucioneve përkatëse për të marrë leje. Teoria pse në sezon, nuk kemi për të pritur, aq më tepër që po bëhet në të gjithë Shqipërinë, në zonën e bregdetit. Në bregdet ka pasur goditje dhe prishje të ndërtimeve të ashtuquajturve oligarkë, ka pasur edhe gjoba të rënda për shkelje të ndërtimeve," tha ai.

rama

Sondazh

Poll