Politike

"Një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori...", Rama: Nuk kemi prerë askënd në besë, kemi premtuar vetëm legalizimin e pronës së gjyshërve

Ai tha se ky proces, ashtu si ishte premtuar u mbyll me rreth 300 legalizime. 

14 Korrik 2025, 08:47 Nga r.ll
"Një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në kryeqytet komentoi dhe deklaratën e Famullitarit të Shkodrës për aksionin e shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth. Rama tha se ishte habi se si një njeri i Zotit ishtë bërë pjesë e kësaj çështje, ndërsa theksoi se qeveria nuk ka prerë në besë asnjë banor të Thethit. 

Sipas tij, qeveria kishte premtuar vetëm legalizimin e shtëpive të vjetra dhe pronave të gjyshërve. Ai tha se ky proces, ashtu si ishte premtuar u mbyll me rreth 300 legalizime. 

"U habita se si një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori duke folur për joshje e rrena dhe prerje në besë. Në nuk kemi prerë në besë askënd. Ne kemi premtuar legalizimin e të gjithë shtëpive të vjetra në Theth dhe e kemi përmbyll atë proces më rreth 300 legalizime. Pra premtimi ynë ishte do legalizojmë pronën e gjyshërve. Nuk i thamë kujt na jepni votën dhe ndërtoni pa leje. Të gjitha këto ndërtime të prishura janë të bëra në muajt e fundit.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll