Aktualitet

E ‘përndiqnin’ pazaret e të vëllezërve, pse e ndërroi emrin në Greqi Jani Prenga, parandjenja e babait të pesë fëmi

28 Janar 2020, 15:44 Nga DOSJA
E ‘përndiqnin’ pazaret e të vëllezërve, pse e

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me 49-vjeçarin Jak Prenga që u torturua për vdekje për mos dorëzimin e 283 kilogramë kokainë. Mësohet se Prenga ka ndërruar jetë që në datën 17 janar, ditën që u rrëmbye në mes të ditës në Kamëz, duke u tërhqur zvarrë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se Jak Prenga ka pasur një tjetër emër vite më parë. Ai quhej Dodë Prenga, dhe e ka ndërruar atë në Jani, në shtetin grek, për arsye që ende nuk dihen. Vetë 49-vjeçari nuk rezulton të ketë pasur ndonjëherë precedentë penalë, por konfliktet e të vëllait të tij për pazaret e drogës mund ta kenë shtyrë të ndërmarrë një nismë të tillë, si ndërrimi i emrit. Mesa duke kjo parandjenjë, babait të pesë fëmijëve iu kthye në makth dhe i solli vdekjen.

Ndërkohë vetëm 11 ditë pas rrëmbimit të Prengës është zbardhur krejtësisht ngjarja. Forcat RENEA zbarkuan një ditë më parë në resortin luksoz “Golden”, ku vunë në pranga të afërmit e dy pronarëve të godinës, Bajram Hajrin, djalin e tij, Leonard Hajrin, Olsi Turjan dhe Elton Hajrin. Në kërkim është shpallur Altin Hajri, një nga pronarët e “Golden”, që njihet edhe si koka e trafikut të drogës nga Afganistani me destinacion Italinë.

Shkak për këtë rrëmbim është bërë pikërisht konflikti i pazareve të drogës me të vëllanë e Jak Prengës, Astritin. Ky i fundit dyshohet të mos ketë dorëzuar 283 kg kokainë në destinacionin që duhej dhe mësohet se ka pasur konflikte të mëparshme me vëllezërit Hajri në Angli. Astrit Prenga është në burg aktualisht në Angli, ku rezulton i dënuar me 8 vite e gjysmë burg.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit hajri astrit prenga bajram hajri elton hajri jak prenga leonard hajri olsi turja pengmarrje ne kamez renea në shijak astrit hajri astrit prenga bajram hajri elton hajri jak prenga leonard hajri olsi turja pengmarrje ne kamez renea në shijak

Sondazh

Poll