Vrasja e studentes në Rodos/ Greku e shqiptari dëshmojnë sërish në gjyq, shoku i Lucës nxjerr gishtin e mesit para medieve
28 Janar 2020, 15:46Nga DOSJA
GREQI– Prej muajsh vazhdon gjyqi në Rodos të Greqisë, në ngarkim të një greku dhe një shqiptari, të akuzuar për vrasjen e studentes së re helene Eleni Topaloudu, më 27 nëntor të vitit 2018.
20-vjeçarja dyshohet se është përdhunuar dhe më pas vrarë nga dy të rinjtë. Krimi makabër u pa me vëmendje nga ana e oficerit të Krimeve të Rënda Thomas Zova. Ky i fundit shprehet se studentja u gjet e hedhur në lumë, ndërsa sendet e saj janë gjendur të shpërndara në vende të ndryshme. Ajo u gjet në mënyrë të tmerrshme, me të mbathura të grisura. shkruajnë mediat e Greqisë.
Gjatë seancës, greku nuk ishte shumë bashkëpunues, ndërsa shqiptari ka bashkëpunuar me autoritetet për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Në mediat greke janë publikuar fotot provokative të grekut, i cili bën shenjën me gishtin e mesit, edhe pse me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët.
Si ndodhi krimi që i mori jetën Elenit?
Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, të dy djemtë e përdhunuan. Pasi kryen aktin, vajza i kërcënoi se do t’i denonconte në Polici dhe për ta ndaluar ata e qëlluan me shufër hekuri në kokë duke i shkaktuar hemoragji cerebrale. Më pas ata e lidhën dhe e hodhën në det nga një shkëmb 10 metra i lartë. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.
Por jeta e shthurur e shqiptarit nuk nis vetëm me akuzat për 21-vjeçaren. Ai është akuzuar se ka përdhunuar tre vajza të tjera, njëra prej të cilave me aftësi të kufizuara. Pas akuzave të njëpasnjëshme, lajmi vajti edhe në burgun ku mbahej i mbyllur shqiptari, i cili u dhunua nga të burgosurit e tjerë deri sa humbi ndjenjat.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Dosja.al ka siguruar një pjesëz të përgjimeve mes Astrit Prengës dhe grupit që i mori peng vëllain në Shqipëri.Nga përgjimet e autoriteteve britani...
TIRANË– Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thirrur sërish si dëshmitar shtetasin grek Apostol Mildis, taksist, për atentatin ndaj Devi...
TIRANË– Rrëmbimi i Jak Prengës dhe më pas vrasjes e zhdukjes së trupit të tij duket se është pasojë e një marrëdhënieje të dështuar mes trafikantësh droge ...
TIRANË- Kryetari i gjykatës së Apelit në Gjirokastër, Dritan Banushi është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pas hetimeve të kry...
KORCE- Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar për vrasjen makabre në Korçë. Policia thotë se është bërë i mundur arrestimi i autorit, që është Z...
KORCË- Arrestohet autori i vrasjes së rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë.Dosja.al mëson se ai është Zamir Topi, dhe dyshohet se është per...