Aktualitet

Vrasja makabre e shitësit në Korçë, policia jep të dhënat zyrtare: U zunë për motive banale, viktima dhe autori, të dy

28 Janar 2020, 14:04 Nga DOSJA
Vrasja makabre e shitësit në Korçë, policia jep të

KORCE- Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar për vrasjen makabre në Korçë. Policia thotë se është bërë i mundur arrestimi i autorit, që është Zamir Topi, 42 vjeç, si dhe sqaron se viktima dhe autori janë nga i njëjti fshat, Pocestë  në Korçë.

Njoftimi:

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Korçë, në afërsi të Pazarit, ku një tregtar ambulant, është gjetur i shtrirë përtokë i pajetë dhe i mbuluar në gjak. Viktima, Dashnor Osmani, është qëlluar me sëpatë, dhe është hedhur në rrugë, duke ndërruar jetë menjëherë për shkak të gjakderdhjes.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dashnor osmani vritet shitesi i bananeve zamir topi dashnor osmani vritet shitesi i bananeve zamir topi

Sondazh

Poll