Ekzekutimi i Devi Kasmit/ GJKKO rithërret dëshmitar taksistin grek
TIRANË– Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thirrur sërish si dëshmitar shtetasin grek Apostol Mildis, taksist, për atentatin ndaj Devi...
TIRANË– Zbardhen detaje të reja për pengmarjen e 49- vjeçarit, Jakë (Jani) Pregës. Mësohet se 49-vjeçari u mor peng për t’i bërë presion, vëllait të tij për të treguar se ku kishte dërguar 283 kg kokainë që ishte futur në portin e Anglisë.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se droga u fut nga një port i Anglisë, për të cilat kishte dalë garant se do t’i nxirrte një prej vëllezërve, i identifikuar si Astrit Prenga. Por diçka e tillë nuk ndodhi! Prenga kishte marrë kokainën dhe si pasojë e mungesës së drogës, grupi në Shqipëri i mori peng të vëllain, për ta detyruar që të tregonte. Bisedat mes personave në Shqipëri e Angli u përgjuan nga autoritet angleze, për të cilën ata bashkëpunuan me Policinë shqiptare. Kjo për shkak se grupi kriminal kishte qendër në Shijak.
Duke bërë një përllogaritje lidhur me çmimin e shitjes së një grami kokainë në tregun britanik, vlera e lëndës narkotike nëse do të mund të tregëtohej do të kapte vlerën e 12.735.000 paundve.
Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit paraditen e sotme, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua dje. Operacioni “Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.
Bëhet fjalë për dy vëllezërit Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thirrur sërish si dëshmitar shtetasin grek Apostol Mildis, taksist, për atentatin ndaj Devi...
TIRANË– Rrëmbimi i Jak Prengës dhe më pas vrasjes e zhdukjes së trupit të tij duket se është pasojë e një marrëdhënieje të dështuar mes trafikantësh droge ...
KORÇË- Zamit Topi, 42-vjeçari që u arrestua për vrasjen e Dashnor Osmanit ka folur para policëve për ngjarjen e rëndë. Gjatë marrjes në pyetj...
TIRANË- Kryetari i gjykatës së Apelit në Gjirokastër, Dritan Banushi është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pas hetimeve të kry...
KORCE- Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar për vrasjen makabre në Korçë. Policia thotë se është bërë i mundur arrestimi i autorit, që është Z...
KORCE- Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, u vra me sëpatë 50-vjeçari, Dashnor Osma...
KORCË- Arrestohet autori i vrasjes së rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë.Dosja.al mëson se ai është Zamir Topi, dhe dyshohet se është per...
KORÇË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Korçë, në afërsi të Pazarit, ku një tregtar ambulant, është gjetur i shtrirë pa kokë dhe i mb...
TIRANË- SKANDAL me drejtësinë shqiptare, asnjë Prokurori nuk merr përsipër të hetojë dosjen “184”. Pikërisht në momentin kur institucioni i ri, i shumë tr...
TIRANË- Policia e Shtetit ka komentuar kronikën e transmetuar mbrëmë në Rai 3, ku thuhej se sasia e kanabisit të prodhuar në Shqipëri, në bazë të një rapor...