Aktualitet

Kryegjyqtari i Apelit në Gjirokastër kalon Vettingun, si i shpjegoi shpenzimet para KPK-së Dritan Banushi

28 Janar 2020, 14:05 Nga DOSJA
Kryegjyqtari i Apelit në Gjirokastër kalon Vettingun, si i shpjegoi

TIRANË- Kryetari i gjykatës së Apelit në Gjirokastër, Dritan Banushi është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pas hetimeve të kryera në tre shtyllat e Vettingut, KPK vendosi konfirmimin në detyrë të kryegjyqtarit të Apelit.

Gjatë hetimeve, KPK konstatoi disa pika problematike në pasuri, të cilat u hodhën poshtë nga kryegjyqtari.

Komisioni ngriti dyshime mbi vlerën e një apartamenti të blerë nga babai i gjyqtarit dhe të një tjetri të trashëguar nga bashkëshortja e tij. Për blerjen nga analiza financiare rezultoi se kishte konstatuar mungesë e burimeve të ligjshme. Ky i fundit dha shpjegime për të gjitha pronat e paluajtshme dhe vërtetësinë e deklarimeve duke paraqitur një analizë financiare të përpiluar nga një ekspert i jashtëm. Duke hedhur kështu poshtë të gjithë hijet e dyshimit të KPK-së.

Banushi tha se babai e kishte blerë shtëpinë karabina, duke depozituar në Komision edhe kontrata të tjera shitje të asaj periudhe që sipas tij kishin të njëjtën vlerë.

Kryegjyqtari kërkoi gjithashtu që t’i zbriteshin një pjesë e shpenzimeve të udhëtimeve jashtë vendit duke u justifikuar se ishin kryer për shkak të detyrës.

Banushi zhvilloi seancën dëgjimore më 27 janar, ndërsa vendimi i mor ditën e sotme, pas 24 orësh.  Dritan Banushi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe përgjatë gati tre dekadave ka punuar si gjyqtar i Shkallës së Parë në Gjirokastër, për t’u emëruar në Apel më 2014.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan banushi gjirokaster kpk vettingu dritan banushi gjirokaster kpk vettingu

Sondazh

Poll