Aktualitet

Dalin DETAJE/ Kush është shitësi i bananeve që u vra me sëpatë sot në Korçë, vëllain e kishte ish-shef Policie

28 Janar 2020, 13:59 Nga DOSJA
Dalin DETAJE/ Kush është shitësi i bananeve që u vra me

KORCE- Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, u vra me sëpatë 50-vjeçari, Dashnor Osmani.

Osmani, shitës ambulant banaesh vinte çdo ditë nga fshati Pocestë drejt Pazarit në Korçë, për të fituar bukën e gojës, ndërkohë që njerëz që e njohin viktimën nga afër, raportuan për Dosja.al se nuk ka patur më herët probleme me ligjin. Vëllai i tij, ka qenë edhe shef Komisariati, tashmë ish-efektiv Policie.

Viktima dhe autori, Zamir Topi, nuk raportohen të kenë patur njohje të mëparshme, por një konflikt i çastit, ka sjellë edhe krimin makabër.

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Korçë, në afërsi të Pazarit, ku një tregtar ambulant, është gjetur i shtrirë përtokë i pajetë dhe i mbuluar në gjak. Viktima, Dashnor Osmani, është qëlluar me sëpatë, dhe është hedhur në rrugë, duke ndërruar jetë menjëherë për shkak të gjakderdhjes.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dashnor osmani vritet shitesi i bananeve zamir topi dashnor osmani vritet shitesi i bananeve zamir topi

Sondazh

Poll