Aktualitet

‘Xhiro’ nga Dibra në Tiranë/ SKANDAL! Asnjë Prokurori s’pranon të hetojë dosjen 184, edhe SPAK e refuzon

28 Janar 2020, 13:17 Nga DOSJA
‘Xhiro’ nga Dibra në Tiranë/ SKANDAL! Asnjë Prokurori

TIRANË-  SKANDAL me drejtësinë shqiptare, asnjë Prokurori nuk merr përsipër të hetojë dosjen “184”. Pikërisht në momentin kur institucioni i ri, i shumë trompetuar edhe nga ndërkomëbëtarët, SPAK duhet të tregonte ‘kthetrat’ duke hetuar një më një të gjithë zyrtarët e lartë, ka ndodhur e kundërta. Më 22 janar, Prokuroria e Dibrës, pas 6 muajsh hetime të dështuara dhe pa asnjë rezultat, shpalli moskompetencë lidhur me dosjen duke ia kaluar SPAK.

Sapo dosja ka mbërritur në Tiranë më datë 27, Prokuroria e Posaçme ka refuzuar çështjen, duke mos i pranuar aktet dhe e duke e ridërguar në Dibër. Justifikimi? Moskompetenca! 

Që prej dorëzimit të dosjes në organet e hetimit, dikur Prokuroria e Krimeve të Rënda në muajin qershor të vitit të kaluar, “184-ta” ka bërë varra-vinga nëpër zyra. Ishin Krimet e Rënda ato që fillimisht shpallën moskompetencë duke e nisur menjëherë në Dibër. Për 6 muaj në duart e dyshes së hetuesve Rifat Kojku dhe Belina Zeneli, nuk u qëllos gjë. Presione kishte edhe nga ana e Partisë Demokratike, e cila kërkonte që dosja të kalonte në SPAK pasi në përgjimet e publikuara nga BILD ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë në vend, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Sot dy hetuesit vendosën të “dëgjonin” kërkesën e PD-së dhe ta kalonin sërish dosjen në Tiranë.

Pas muajsh në qarkullim nga Tirana në Dibër e anasjelltas, ende nuk dihet se cili do të jetë fati i dosjes 184. Ndërkohë hetuesit, të cilët e kanë për detyrë të zbardhin të vërtetën, e kalojnë dorë më dorë si “patate të nxehtë”.  

Çfarë është “Dosja 184”?

Për dosjen 184 ka patur disa versione. Opozita është shprehur se në këtë dosje janë të përfshirë Ministra të rëndësishëm të Qeverisë Rama të kohës në blerje votash. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dibrës, por pas përgjimeve të “BILD”, ishin shumë funksionarë të PS të përfshirë në këtë çështje.

Në muajin qershor të vitit të shkuar gazeta gjermane “Bild”, publikoi disa herë përgjime zyrtare të Prokuorisë, ku emra të njohur në PS flisnin me njëri-tjetrin në lidhje me blerjen e votave. Në këto përgjime doli dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pranoi që kishte folur me një funksionar në Dibër. Të gjitha bisedat për shit-blerje vote, kërcënimet për të votuar PS-në dhe kërcënimet për heqjet nga puna janë për zgjedhjet e pjesshme në Dibër në vitin 2016.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 dosja 184 ne spak spak spak refuzon dosjen 184 dosja 184 dosja 184 ne spak spak spak refuzon dosjen 184

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2020, 12:09

TIRANË– SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit ‘Resort’, të prangosur nga RENEA, pë...