Aktualitet

Vrasja në Mat/ Bashkëfshatarët: Ishin ndër familjet më të mira në fshat! Renisi ka qenë fëmijë, është bërë krim

Fillimisht babai i tij kallëzoi në polici mbrëmjen e së martës, se i biri Renis Dobra nuk ishte kthyer në banesë, por Policia pas disa orësh kërkime gjeti trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit.

9 Korrik 2025, 13:55 Nga E. D
Vrasja në Mat/ Bashkëfshatarët: Ishin ndër familjet më
pamje nga vendngjarja

MAT- Një ngjarje tragjike tronditi mëngjesin e sotëm Matin, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit. Lidhur me ngjarjen kanë reaguar edhe banore të fshatit, ku janë shprehur të prekura nga rasti. Duke folur për mediat banorët shprehen se familje ka qenë shumë e mirë. 

“Ne jemi bashkëfshatarë. Ai ka qenë fëmijë, është bërë krim. Si familje ka qenë shumë e mirë, ai ka qenë mirë, fëmija rregullohet. Ka qenë një familje nga më të mirat në fshat”, u shprehën ato.

Fillimisht babai i tij kallëzoi në polici mbrëmjen e së martës, se i biri Renis Dobra nuk ishte kthyer në banesë, por Policia pas disa orësh kërkime gjeti trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërkohë që sipas policisë automjeti me të cilën lëvizte i riu ka rënë në liqen. 

renis dobra mat

Sondazh

Poll