Aktualitet

Kultivuan 114 bimë kanabis, arrestohen babë e bir në Shkodër

Bëhet me dije se bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 02.07.2025.

9 Korrik 2025, 11:46 Nga M.B
Kultivuan 114 bimë kanabis, arrestohen babë e bir në Shkodër
Foto ilustruese

SHKODRA- Një 62-vjeçar dhe djali i tij 22-vjeç janë arrestuar në Shkodër pasi kishin kultivuar 114 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, në fshatin Drisht. Bëhet me dije se bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 02.07.2025. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimit me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit S. B., 62 vjeç dhe S. B., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Drisht.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar 114 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Drisht. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

shkodra

Sondazh

Poll