U gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit/ Del FOTOJA e 23-vjeçarit që dyshohet se u mbyt me litar
Viktima Renis Dobra MAT- Personi që shihin në foto është 23-vjeçari Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë pranë...
Mes lotësh banori shprehet se ka ndërtuar pesë shtëpi prej druri në tokën e tij të trashëguar ndër vite dhe se nuk ka bërë asnjë pëllëmbë beton.
THETH- Një banor me aftësi të kufizuara i cili ishte i pranishëm në protestën kundër shembjes së objekteve në Theth tha se ka investuar kursimet e jetës. Mes lotësh banori shprehet se ka ndërtuar pesë shtëpi prej druri në tokën e tij të trashëguar ndër vite dhe se nuk ka bërë asnjë pëllëmbë beton. I pyetur për leje, ai thotë se kanë aplikuar por nuk ua kanë dhënë. Me lot në sy ai kërkon prej shtetit që të mos i prishë objektin sepse dalim në rrugë të madhe.
"Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar. Vetë kanë thënë me investuar, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton," thotë banori.
Çfarë po ndodh në Theth?
Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al
Viktima Renis Dobra MAT- Personi që shihin në foto është 23-vjeçari Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë pranë...
Lipjan KOSOVA- Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës do të paraqiten sot para Gjykatës Themelore në Prishtin&eum...
pamje nga protesta LAÇ- Tregtarët ambulantë ne qytetin e Laçit kanë dalë përpara Bashkisë se Kurbinit, duke pr...
Foto ilustruese TIRANA- Bashkitë në vend neglizhojnë masat që duhet të marrin për të rritur sigurinë në digat ...
pamje nga vendngjarja MAT- Vijojnë të dalin detaje të reja nga ngjarja në mat, ku një 23-vjeçar është gjetu...
Turistet THETH- Protestës së banorëve të Thethit i janë bashkuar dhe turistët që ndodhen në këtë zonë...
pamje nga protesta THETH- Situata duket se po tensionohet në zonën e Thethit, pasi banorët bllokuan urën në hyrje të fs...
pamje nga vendngjarja THETH- Një sipërmarrës është shprehur gjatë protestës kundër prishjes së obje...
pamje nga arrestimi TIRANË- Një 46-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikë...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjatë 24 ...