Aktualitet

Gara, rikonfimohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit

Përparim Dema mban prej vitesh postin e shefit të komisariatit të Rinasit.

9 Korrik 2025, 11:26 Nga M.B
Gara, rikonfimohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit
Foto ilustruese

RINAS- Përparim Dema, shefi aktual i komisariatit të Rinasit është rikonfirmuar në detyrë. Ky rikonfirmim i Demës vjen pas hapjes së garës në disa komisariate teksa u bë edhe konkursi. Përparim Dema mban prej vitesh postin e shefit të komisariatit të Rinasit.

Disa ditë më parë përfundoi dhe procesi i konkurrimit për 6 pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit, ku 51 kandidatë aplikuan gjithsej për postet e lira në komisariatet e ndryshme të vendit. Nga 51 kandidatë të cilët aplikuan për këto vende, vetëm 15 prej tyre arritën që të merrnin mbi 70 pikë, duke u futur në listën e mundshme për emërim.

komisariati rinas

Sondazh

Poll