Aktualitet

U raportua i zhdukur nga familjarët/ Gjendet i pajetë trupi i 70-vjeçarit nga Devolli, ja cilat janë dy pistat kryesore të hetimit

Trupi i të moshuarit është gjetur këtë të enjte në lumin Devoll, në segmentin midis fshatrave Tren dhe Bitinckë.

9 Korrik 2025, 12:18 Nga E. D
U raportua i zhdukur nga familjarët/ Gjendet i pajetë trupi i
Jashar Spaho

DEVOLL- 70-vjeçari Jashar Spaho, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 28 qershor është i gjetur i pajetë ditën e sotme. Konkretisht trupi i të moshuarit është gjetur këtë të enjte në lumin Devoll, në segmentin midis fshatrave Tren dhe Bitinckë.

Më pas trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ndërkohë policia po heton dy pista kryesore, njëra ka të bëjë me mundësinë e vetëvrasjes dhe tjetra me rrëzimin aksidental në lumë, që mund të ketë çuar në mbytje fatale.

jashar spaho

Sondazh

Poll