Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit në Mat! Një automjet shoqëroi viktimën, ja çfarë u fiksua nga kamerat e sigurisë

Bëhet e ditur se pas hapjes së kamerave gjatë rrugës, është zbuluar një mjet që shoqëronte makinën e të riut nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

9 Korrik 2025, 11:32 Nga E. D
Detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit në Mat! Një
pamje nga vendngjarja

MAT- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në Ulëz të Matit. Sipas gazetarit Enver Doçi bëhet e ditur se pas hapjes së kamerave gjatë rrugës, është zbuluar një mjet që shoqëronte makinën e të riut nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, raportohet se ka plagë në trup dhe fytin e nxirë. 23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por policia ende nuk ka saktësuar shkakun e vdekjes së tij. Ndërkohë trupi i tij i pajetë është dërgua në morg, ndërsa pritet ekspertiza.

renis dobra

Sondazh

Poll