Bota

LDK dhe VV sërish në takim, sot negociohet në prani të ndërkombëtarëve

28 Janar 2020, 11:39 Nga DOSJA
LDK dhe VV sërish në takim, sot negociohet në prani të

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, do tentojnë edhe sot arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e qeverisë së re. Sipas informacioneve bëhet me dije se  takimi i sotëm do të ndërmjetëoshet dhe nga ambasadorët e QUINT-it dhe të shefes së Misionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Takimi do të zhvillohet sot në orën 17:00 në Kryesinë e Kuvendit dhe zyrtarët e të dy partive janë shprehur se do të arrihet koalicioni.  Teksa afati për mandatarin po shkon drejt fundit, partitë që kanë muaj që janë ulur në tavolinë të diskutimit, nuk po arrijnë të heqin dorë e të bëjnë marrëveshje, por po insistojnë në përmbushje të kërkesave.

NEGOCIATAT E DËSHTUARA

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe pas më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin.  Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhja e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll