Bota

Publikohet harta LIVE, shikoni në kohë reale vendndodhjen e të prekurve nga koronavirusi

28 Janar 2020, 11:01 Nga DOSJA
Publikohet harta LIVE, shikoni në kohë reale vendndodhjen e të

KINË- Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë Kinën dhe numri i të prekurve po shtohet dita ditës. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se deri tani janë 107 viktima dhe të prekurit kanë kapur shifrën mbi 4 mijë persona.

Kina nuk është vendi i vetëm ku është përhapur virusi, pasi harta me të prekur është zgjeruar dhe shumë vende të Evropës kanë konfirmuar rastet e para.

Sot është publikuar dhe harta ku mund të shihen live, se ku ndodhet personat që janë konfirmuar si të prekur nga ky virus vdekjeprurës. HARTËN LIVE E SHIKONI KËTU

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 107 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 2 mijë të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Ndërkohë një ditë më parë  Ministria e Shëndetësisë mblodhi  sot Task-Forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin, i cili po përhapet me shpejtësi jashtë Kinës. Nga mbledhja e task-forcës Manastirliu ka bërë me dije masat e marra për koronavirusin dhe shtoi se rreziku për prekjen e vendit tonë është i vogël.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota harta e te prekurve koronavirus koronavirusi në kinë harta e te prekurve koronavirus koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll