Bota

“Helikopteri i kokave të shtetit” ogur i zi për Kobe Bryant, “Sikorsky S-76B” i ndërtuar për VIP-at

28 Janar 2020, 09:41 Nga DOSJA
“Helikopteri i kokave të shtetit” ogur i zi për Kobe

SHBA– “Sikorsky S-76B” helikopteri që u rrëzua në Calabasas, Kaliforni, ku i mori jetën basketbollistit Kobe Bryant, vajzës së tij dhe 7 personave të tjerë, është një “ëorkhorse” me një besueshmëri të lartë, dhe ishte pothuajse e sigurtë që legjenda të udhëtonte pa asnjë problem, por në fakt ndodhi e kundërta.

Ndërkohë që aksidenti ajror i së dielës po hetohet, informacionet paraprake për motin dhe fluturimin tregojnë se nuk ishte dita ideale për të flturuar në Karolinën e Jugut.

Në përgjithësi helikopterë të tillë “Sikorsky S-76B” janë të ndërtuar për të transportuar VIP-at. Por çfarë problemi kanë këto helikopterë të ndërtuar me shumë cilësi, që të sigurojë jetën e tyre, e në fund të shënohen kaqë shumë viktima herë pas here?

Kujtojmë që mjegulla është një nga pikat e hetimit që dyshohet se ka qenë shkak për rrëzimin e avionit, por nuk është e konfirmuar plotësisht.

Autoritetet nuk kanë zbuluar ende një shkak përfundimtar për përplasjen tragjike që i mori jetën legjendës së basketbollit.

“Është me dy motorë. Është shumë i besueshëm. Është i sigurt. Është i besueshëm dhe i ndërtuar për VIP-at.”- tha O’Brien.

E ndërtuar së pari në 1977, Sikorsky ka krijuar më shumë se 875 “S-76” në të gjithë botën, është deklaruar nga kompania prodhuese. Ndërsa 178 klientë përdorin këtë helikopter me statusin e VIP-it, 10 vende përdorin avionët për të tragetuar “kokat e shtetit” të tyre, thotë Sikorsky.

Helikopteri që i mori jetën Bryant ishte ndërtua në 1991, sipas të dhënave të autoriteteve përkatëse.

Në fakt është mjaft e mistershme që të tillë helikopterë që ndërtohen me shumë siguri për VIP-at, u shkaktojnë atyre rrëzime fatale që i çon drejt vdekjes.

Ndërkohë pas lajmit tragjik janë friksuar edhe VIP-at e tjerë pasi edhe ata fluturojnë me të njëjtin helikopter, dhe në këtë rast Kylie Jenner është ndejrë e frikësuar  për këtë mister të fshehur pas helikopterit  të kokave të shtetit “Sikorsky S-76B”.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota “sikorsky s-76b” helikopteri i kokave te shtetit kobe bryant vdes kobe bryant “sikorsky s-76b” helikopteri i kokave te shtetit kobe bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll