Bota

Virusi kinez/ Konfirmohet i prekuri i parë në Gjermani nga Koronavirusi

28 Janar 2020, 10:48 Nga DOSJA
Virusi kinez/ Konfirmohet i prekuri i parë në Gjermani nga

BERLIN– Gjermania ka njoftuar rastin e parë të konfirmuar nga koronavirusi që ka shpërthyer para një jave në Kinë, duke ngritur shqetësime për përhapjen e virusit të gripit, pasi numri i vdekjeve në Kinë është ka shkuar në 106.

Ministria e shëndetësisë së Bavarisë ka deklaruar ditën e djeshme se një burrë në qytetin Starnberg, 30 kilometra në jug të Mynihut, ishte konfirmuar i prekur nga virusi.

Pacienti është në “gjendje të mirë” dhe i izoluar nën vëzhgimin mjekësor, kanë thënë autoritetet përkatëse në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit. Ndërkohë nuk janë zbuluar detaje mbi moshën dhe nënshtetësinë e pacientit.

“Personat që kanë qenë në kontakt me pacientin janë informuar në detaje për simptomat e mundshme, masat higjienike dhe kanalet e transmetimit”- ka njoftuar ministria.

Virusi, i cili shpërtheu në qytetin qendror kinez të Ëuhan në fund të dhjetorit të 2019 deri më tani ka lënë 106 viktima, të infektuar janë konfirmuar mbi 4.500 të tjerë. Ky virus ka prekur Kinën gjatë festës së madhe të Vitit të Ri Lunar.

Rastet të shumta janë konfirmuar edhe tek njerëzit që udhëtojnë nga Ëuhan drejt qyeteteve të tjera kineze apo jashtë saj nga Japonia në Shtetet e Bashkuara, por nuk janë raportuar ende viktima jashtë Kinës.

Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn tha se nuk ishte i befasuar që virusi kishte arritur në Gjermani, por çështja në Bavari tregoi se sa të përgatitur ishin autoritetet. Ai tha se autoritetet po bënin gjithçka që ishte e mundur për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Rreziku për shëndetin e njeriut në Gjermani për sëmundjen e re të frymëmarrjes nga Kina mbetet i ulët,”- tha ai.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 106 personave, ndërsa reth 4500 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjermani koronavirusi në kinë koronavirusi prek edhe gjermanine virusi ne kine gjermani koronavirusi në kinë koronavirusi prek edhe gjermanine virusi ne kine

Sondazh

Poll