Bota

Përdhunonte 11-vjeçaren ndërsa nëna ishte në punë, vëllai i Nicky Minaj dënohet me 25 vite burg

28 Janar 2020, 11:06 Nga DOSJA
Përdhunonte 11-vjeçaren ndërsa nëna ishte në

SHBA– Gjykata ka marrë vendimin e prerë për vëllain e reperes së famshme Nicky Minaj, duke i dhënë dënimin me 25 vite burg. Jelani Maraj u akuzua për sulm seksual grabitqar dhe rrezikim të fëmijëve në nëntor të vitit  2017. Viktima dëshmoi gjatë gjyqit se Maraj e përdhunoi vazhdimisht atë në vitin 2015 ndërsa nëna e saj ishte në punë.

Prokurorët kanë thënë se provat e ADN-së të gjetura nga pantallonat e pizhamave të vajzës ishin të lidhura me Jelani Maraj. Vëllai i vogël i vajzës gjithashtu dëshmoi në gjyq se ai ishte dëshmitar i një prej sulmeve të kryera.

Maraj tha në gjykatë të hënën se kishte një problem me alkoolin dhe kërkoi një “shans të dytë”. Një nga avokatët e tij tha që ai vuante nga çështje shëndetësore, përfshirë hipertensionin dhe aneminë dhe kërkoi dënimin minimal prej 10 vjetësh.

Burimi: AP

R.L/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abuzim seksual me të mitur jelani maraj nicky minaj vëllai i nicky minaj abuzim seksual me të mitur jelani maraj nicky minaj vëllai i nicky minaj

Sondazh

Poll