Bota

Milan-Torino/ Klubi kuqezi kërkoi 1 minutë heshtje në nder të Kobe Bryan, ja çfarë përgjigje i dha Lega Serie A

28 Janar 2020, 09:54 Nga DOSJA
Milan-Torino/ Klubi kuqezi kërkoi 1 minutë heshtje në nder

MILAN– Klubi i Milanit në faqen zyrtare në Twitter, njoftoi se në ndeshjen e San Siros kundër Torinos për çerekfinalen e Kupës së Italisë, të dy ekipet do të mbajnë një minutë heshtje për vdekjen tragjike të Kobe Bryant, vajzën e tij Gianna Maria dhe viktimat e aksident në Los Angeles.

Skuadra kuqezi njoftoi gjithashtu se ata do të luanin me një shirit të zi në krah për të bërë homazhe për legjendën e NBA-së, por nga thashethemet më të fundit që qarkullojnë duket se krerët e Seria A e kanë kundërshtuar kërkesën e Milanit dhe nuk ka autorizuar minutën e heshtjes ( shiriti në krah është një zgjedhje që i përket vetëm klubit).

Një lajm jozyrtar, i cili duhet të konfirmohet, raporton Sportmediaset.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 1 minutë heshtje në nder të kobe bryan klubi i milanit klubi kuqezi lega serie a vdes kobe bryant 1 minutë heshtje në nder të kobe bryan klubi i milanit klubi kuqezi lega serie a vdes kobe bryant

Sondazh

Poll