Bota

Kobe Bryant dhe bashkëshortja kishin një marrëveshje ‘të fshehtë’! Nuk udhëtonin kurrë në të njëjtin helikopter

28 Janar 2020, 09:58 Nga DOSJA
Kobe Bryant dhe bashkëshortja kishin një marrëveshje

SHBA– Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna Bryant u vranë në një përplasje me helikopter të dielën së bashku me shtatë persona të tjerë. Lajmi i kobshëm hidhëroi pa masa familjarët e tij, bashkëshorten dhe fëmijët, miqtë e të afërm, por edhe fansa në mbarë botën.

Kobe Bryant përdori helikopterin për të udhëtuar rreth Los Angelesit, por ai dhe gruaja e tij Vanessa Bryant, kishin arritur në një marrëveshje të përbashkët për të mos fluturuar kurrë me njëri-tjetrin.

“Ai dhe Vanessa kishin një marrëveshje që ata kurrë nuk do të fluturonin me një helikopter së bashku,”- tha një burim pranë çiftit për PEOPLE.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Ish-lojtari i NBA, 41 vjeç dhe vajza e tij ishin duke shkuar në një lojë basketbolli të të rinjve në kohën e përplasjes. Bashkëshortja e tij dhe fëmijët janë lënduar thellësisht nga ky lajm i kobshëm.

R.L/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kobe bryant legjenda e basketbollit vanessa vdes kobe bryant kobe bryant legjenda e basketbollit vanessa vdes kobe bryant

Sondazh

Poll