Aktualitet

“Benz-i” me shpejtësi përplaset me një mjet tjetër në Vlorë, lëndohen 4 persona, arrestohen dy shoferët (EMRAT)

28 Janar 2020, 08:54 Nga DOSJA
“Benz-i” me shpejtësi përplaset me një mjet

Vlorë– Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona Nexhip Xhafajn dhe Klevis Imerin, pasi një ditë më parë shkaktuan një aksident teksa drejtonin mjetet e tyre në një nga akset rrugore të lagjes “Osman Haxhiu”. Policia njofton se nga aksidenti u plagosëm  dy shoferët e mjeteve dhe dy persona të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e njërit prej mjeteve, atij  tip “Benz”.

Njoftimi i Policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë dy dretues mjeti pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor: N.Xh., 21 vjeç, banues në Vlorë. K.I., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Ditën e djeshme, në një nga akset rrugore të lagjes “Osman Haxhiu” Vlorë, këta shtetas duke drejtuar automjete të ndryshme, janë përfshirë në aksident me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar vetë si dhe dy pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore arrestohen dy shoferët në vlorë aksident ne vlore arrestohen dy shoferët në vlorë

Sondazh

Poll