Bota

Pse Kobe Bryant u vetëquajt “Mamba e Zezë”, ja origjina e nofkës së legjendës NBA!

28 Janar 2020, 09:00 Nga DOSJA
Pse Kobe Bryant u vetëquajt “Mamba e Zezë”, ja origjina e

SHBA– Bryant po udhëtonte me një helikopter privat kur u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në Kaliforni.

Gjatë karrierës së tij të suksesshme në basketboll, Bryant mori nofkën “Black Mamba” mamba e zezë.

Në një intervistë të vitit 2014, ai zbuloi se këtë ide për pseudonimin e mori pasi shikoi filmin e “Quentin Tarantino Kill Bill”.

Në filmin Hollywood, Black Mamba u përdor si një emër i dytë, që krijonte idenë e një vrasësi, pasi njihej për shkathtësinë dhe agresivitetin e tij.

“Në një nga leximet e mia lexova emrin e këtij zvarraniku dhe thashë: Wow, kjo është shumë e mrekullueshme. “Ky është një përshkrim i përsosur i mënyrës sesi do të doja të ishte loja ime”.”- kujtoi Bryant.

Ndërkohë edhe në fotot për këtë nofkë që basketbollisti ka marrë vihet re gjarëpëri i zi, i quajtur, “Mamba e zezë’ një prej prej gjarprinjve më helmues në botë.

Bryant për herë të parë e mori këtë pseudonimin në 2003 kur ai u akuzua për abuzim seksual të një 19-vjeçare.

Megjithatë pas arrestimt dhe pranimit të fajit, Kobe u lirua sepse gjykata rrëzoi çështjen për faktin se 19-vjeçarja nuk u paraqit për të dëshmuar rreth abuzimit.

Ai u përball me kritika pas akuzave nga tifozët brenda dhe jashtë fushës së basketbollit, dhe pranon se duhej ta ndante jetën e tij personale dhe profesionale.

“Unë u bëra nga një person që ishte në qendër të vëmendjes, në një njeri që jeta s’më jepte më asgjë.”- shprehej Bryant.

“Më duhej të ndaja mendjen. Ndihesha sikur kishte kaq shumë gjëra që vinin menjëherë në jetën time. Isha thjesht shumë, shumë konfuz. Unë duhej të organizoja gjithçka. Kështu që krijova “Black Mamba”.

Bryant vdiq dy ditë më parë në një aksident me helikopter bashkë me të bijën, Gianna Bryant dhe 7 persona të tjerë, emrat e të cilëve sot janë bërë publikë. Mjegulla duket se ka qenë shkaku i rrëzimit të helikopterit, megjithëse po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Sipas mediave ndërkombëtare, në zonën ku ka ndodhur aksidenti tragjik, piloti nuk ka patur shikueshmëri duke humbur kontrollin nga mjegulla. Bryan po udhëtonte në një helikopter me lartësi 500 metra, me shpejtësi 300 kilometra në orë. Nga aksidenti nuk ka mundur të shpëtojë asnjë prej pasagjerëve që ishin në këtë helikopter. Vetëm piloti nuk është identifikuar ende, ndërkohë e gjithë bota është zhytyr në postime dhe dedikime që kanë në fokus jetën e yllit amerikan të Los-Angeles.

Burimi: Mirror

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kobe bryant nofka mamba e zeze vdes kobe bryant kobe bryant nofka mamba e zeze vdes kobe bryant

Sondazh

Poll