Bota

Publikoi akuzat ndaj Kobes/ Kush është Sonmez që Washington Post shkarkoi nga puna, gazetarja që ngriti akuza për abuzim se

28 Janar 2020, 08:36 Nga DOSJA
Publikoi akuzat ndaj Kobes/ Kush është Sonmez që Washington Post

SHBA– Ajo u kritikua shumë nga përgjegjësit e gazetës prestigjioze Washington Post, pasi gazetarja si pjesë e kësaj medie kishte shkelur rregullat e redaksisë pavarësisht se postimin për Koben e ka bërë në profilin e saj, ajo në çdio vend përfaqëson gazetën Washington Post.

Më pas Felicia Sonmez, gazetarja politike për The Post i fshiu të gjitha postimet që kishter bërë në lidhje me Koben.

“Rasti i përdhunimit shqetësues të Kobe Bryant: Dëshmia e ADN-së, Tregimi i Akuzuesit dhe Gjysmë-Rrëfimi”.-ishte ky titulli i lajmit që gazetares i kushtoi karrierën e pasi e publikoi ndërkohë që e gjithë bota ishte solidarizuar me vdekjen tragjike të basketbollistit dhe vajzës së tij 13-vjeçare.

Një nga redaktorët e Washington Post, Tracy Grant, ka thënë në një deklaratë për NBC News ditën e djeshme se: Sonmez ka marrë një pushim nga sektori administrativ ndërsa The Post po shqyrton nëse postimet e saj në lidhje me vdekjen e Kobe Bryant shkelën politikën e mediave sociale të WP”.

“Në psotimet e saj ajo shfaqi gjykim të dobët që shkatërronte punën e kolegëve të saj,” tha Grant.

Postimi nuk specifikon se cilat nga postimet e saj kanë shkaktuar pezullimin ose cilën politikë të mediave sociale ka shkelur ajo.

“@washingtonpost Ju duhet ta flakni sa më shpejt Felicia Sonmez! Postimet e saj rreth Kobe Bryant pasi ai dhe 8 personat e tjerë vdiqën në një aksident tragjik me helikopter janë shumë të pandjeshëm. Ata janë me zemër të ftohtë dhe nuk tregojnë respekt për familjen dhe miqtë e tij.”- ka shkruar një person në rrjetet sociale.

Bryant u akuzua në vitin 2003 për sulme seksuale ndaj një punonjësi 19-vjeçar të hotelit në Kolorado. Ai u akuzua për përdhunim, por çështja u rrëzua pasi akuzuesi nuk pranoi të dëshmojë. Më vonë u vendos një padi civile.

Bryant, i cili u martua me Vanessa Laine në 2001, pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me gruan, por insistoi që të ishte konsensuale.

Ndërkohë shumë njerëz janë shprehur të zemëruar dhe janë në një mendje me Ëashington Post kishte vendosur të pezullonte nga puna Sonmez.

Sonmez më parë ka punuar në Los Angeles Times, ku ajo doli me akuza për abuzim seksual kundër shefit të saj të zyrës së Pekinit. Shefi i zyrës u pezullua dhe më pas dha dorëheqjen mes akuzave.

Gazeta Washington Post publikoi ​​një deklaratë duke shprehur “shqetësimin” e saj për vendimin për shkarkimin e Sonmez, duke përmendur posaçërisht historinë e saj si një të mbijetuar nga abuzimi seksual.

Deklarata për shkarkimin e gazetares u nënshkrua nga 160 kolegë të Sonmez në Post.

Bryant vdiq dy ditë më parë në një aksident me helikopter bashkë me të bijën, Gianna Bryant dhe 7 persona të tjerë, emrat e të cilëve sot janë bërë publikë. Mjegulla duket se ka qenë shkaku i rrëzimit të helikopterit, megjithëse po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Sipas mediave ndërkombëtare, në zonën ku ka ndodhur aksidenti tragjik, piloti nuk ka patur shikueshmëri duke humbur kontrollin nga mjegulla. Bryan po udhëtonte në një helikopter me lartësi 500 metra, me shpejtësi 300 kilometra në orë. Nga aksidenti nuk ka mundur të shpëtojë asnjë prej pasagjerëve që ishin në këtë helikopter. Vetëm piloti nuk është identifikuar ende, ndërkohë e gjithë bota është zhytyr në postime dhe dedikime që kanë në fokus jetën e yllit amerikan të Los-Angeles.

Burimi: nbcnews

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kobe bryant vanessa laine vdes kobe bryant washington post kobe bryant vanessa laine vdes kobe bryant washington post

Sondazh

Poll