Bota

Washington Post shkarkon nga puna gazetaren Felicia Sonmez, pasi publikoi artikullin me akuzat ndaj Bryant për përdhunim 

28 Janar 2020, 07:55 Nga DOSJA
Washington Post shkarkon nga puna gazetaren Felicia Sonmez, pasi publikoi

SHBA– Vdekja e Legjendës së basketbollit, Kobe Bryant tronditi gjithë botën pas aksidentit tragjik me helikopter ku sëbashku me të humbi jetën dhe e bija e tij 13-vjeçare.

Ndërkohë një gazetare e politikës Felicia Sonmez në Washington Post pas pretendimit të saj se Kobe Bryant ka abuzuar dhe ka hedhur akuzë për përdhunim mbi  të ndjerin, është shkarkuar nga puna.

Ajo ka publikuar disa statuse në rrjetin social Twitter lidhur me vdekjen e basketbollistit ndërsa mes tyre ajo ndau me ndjekësit dhe miqtë e saj në twitter një artikull që lidhej  me akuzat për përdhunim të yllit të NBA-së të bëra publike që prej vitit 2003.

Por gazetarja Sonmez ka treguar se pas këtij postimi kishte marrë shumë mesazhe dhe reagime për publikimin e artikullit, por në përgjigje të atyre që e kundërshtonin ajo  ka shkruar: Çdo figurë publike ia vlen të kujtohet edhe nëse ajo figurë publike është e dashur.

Më pas Somnez u “detyrua” të fshijë çdo postim të saj në lidhje me Kobe, ndërkohë sipas reporterit Matthew Keys, është mësuar se Washington Post po heton mbi gazetaren nëse postimet e saj shkelin politikat e medias.

Dhe për shkak se politikat e redaksisë e shihnin si jo të drejtë këtë gjë që ka bërë gazetarja, kanë marrë vendimin e shkarkimit të saj nga puna.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

Burimi: mediaite

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota felicia sonmez kobe bryant vdes kobe bryant felicia sonmez kobe bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll