Bota

Koronavirusi vret 107 vetë, 3 studentët e bllokuar nisen drejt Shqipërisë. Raste edhe në Gjermani

28 Janar 2020, 07:20 Nga DOSJA
Koronavirusi vret 107 vetë, 3 studentët e bllokuar nisen drejt

KINË- Në Kinë mesa duket virusi nuk po kursen aspak, ndërsa numri i viktimave dhe të prekurve rritet çdo ditë e më tepër. Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se numri i viktimave ka shkuar në 107, ndërsa mbi 4500 janë konfirmuar si të prekur nga virusi.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Wuhan ka arritur në 107, me më shumë se 4500 raste të konfirmuara në të gjithë Kinën, pasi autoritetet amerikane paralajmëruan që të anulohen të gjitha fluturimet jo të rëndësishme drejt Kinës. Autoritetet në Hubei, epiqendra e shpërthimit të virusit, thanë se ishin konfirmuar 1.300 raste të tjera, duke e çuar totalin në rajon mbi 2700. Shumica e tyre janë akoma në spital, me më shumë se 125 në gjendje kritike.

Është mësuar se tre studentë shqiptarë që jetonin në Kinë janë nisur drejt Shqipërisë, ndërsa mjekja Silva  Bino ka deklaruar  se 3 studentët edhe mund të mos jenë të ifektuar, por për sigurinë e  të tjerëve dhe të tyren ato duhet të qëndrojnë së  paku 2 javë në karantikë.

Në vende të tjera të Kinës, rastet janë konfirmuar në çdo provincë dhe territor, përveç Tibetit, i cili këtë javë njoftoi mbylljen e pacaktuar të të gjitha atraksioneve turistike dhe një karantinë të detyrueshme dyjavore për të gjithë udhëtarët që hyjnë në rajon.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 107 personave, ndërsa reth 4500 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan. 

(A.C. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota harta e të prekurve nga virusi koronavirusi koronavirusi në kinë harta e të prekurve nga virusi koronavirusi koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll