Bota

Nënkryetari i LDK tregon detaje nga negociatat me Vetëvendosjen: Kërkoi ndërkombëtarët

28 Janar 2020, 07:14 Nga DOSJA
Nënkryetari i LDK tregon detaje nga negociatat me Vetëvendosjen:

KOSOVË- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është shprehur mbrëmë kundër Vjosa Osmanit. Sipas tij nënkryetarja tjetër e LDK-së, nuk ka dhënë informacione të sakta në lidhje me takimin e fundit me partinë e Albin Kurtit.

Agim Veliu, në një lidhje direkte në televizionin T7 tha se ka qenë kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje që në takimin që do zhvillohet sot mes dy partive të marrin pjesë edhe ambasadorët e QUINT-it. “Ka qenë kërkesë e Vetëvendosjes përfshirja e ambasadorëve”, tha Veliu.

Nga ana tjetër më herët në lidhje me këtë takim, nënkryetarja tjetër e LDK-së, Vjosa Osmani, është shprehur se përfshirja e ambasadorëve ka qenë një kërkesë e përbashkët e dy partive. Kjo përplasje në deklarata mes dy nënkryetarëve është e disata që prej mbajtjes së zgjedhjeve në 6 tetor të vitit të kaluar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni agim veliu koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove vjosa osmani agim veliu koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll