Aktualitet

“Çfarë i bënë motrës, kush ta bëri këtë të keqen lali”/ Vëllai i Rezarta Hajdarit flet pas daljes së autopsisë:

27 Janar 2020, 18:37 Nga DOSJA
“Çfarë i bënë motrës, kush ta bëri

LIBRAZHD– Pas daljes së autopsisë, në të cilën thuhej se Rezarta Hajdari u helmua nga monoksidi i karbonit, i cili ka ardhur si pasojë e prushit që mbante në dhomën e gjumit çifti, ka reaguar vëllai i 19 vjeçares, i cili pohon se është dakord me ekspertizën e bërë nga mjekët.

Reshit Xibraku, gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, u shpreh se tashmë nuk ka dyshime për vdekjen e motrës së tij, ngjarje kjo, e cila ndodhi vetëm 5 ditë pas dasmës së tyre.

“Analizat i mora. Jo nuk kam asgjë për të thënë. E pranoj se është helmuar nga mangalli.” është shprehur ai.

Olsi dhe Rezarta Hajdari u gjetën të helmuar në shtëpinë e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit. 19-vjeçarja që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jete, ndërsa 27-vjeçari u dërgua në spitalin e Librazhdit dhe ia doli që të shpëtonte. Fillimisht ngjarja u raportua si vëtëhelmim. Vetë Olsi pretendoi se i kishte helmuar mangalla me prush që kishin marrë gjatë natës në dhomë. Versioni për helmimin nga mangalli për ngrohje nuk u besua nga familjarët e Rezartës, të cilët deklaruan se do t’i shkonin deri në fund të vërtetës. Madje i vëllai i saj kërcënoi familjen Hajdari.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet olsi hajdari rezarta hajdari vetehelmohet cifti nga librazhdi olsi hajdari rezarta hajdari vetehelmohet cifti nga librazhdi

Sondazh

Poll