Aktualitet

Rreziku nga virusi kinez/ Porti i Durrësit përforcon masat mbi kontrollet shëndetësore, pasagjerët në monitorim

27 Janar 2020, 17:52 Nga DOSJA
Rreziku nga virusi kinez/ Porti i Durrësit përforcon masat mbi

DURRËS– Pas alarmit për përhapjen e koronavirusit kinez, porti i Durrësit ka përforcuar masat në kuadër të kontrolleve shëndetësore. Në njoftimin e bërë publik, thuhet se Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit në APD, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe me struktura të tjera të shëndetësisë, po kryejnë monitorim të përditshëm të të gjithë pasagjerëve, të cilët futen përmes këtij porti. Ndonëse, në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar, si i prekur nga koronavirusi, institucionet përgjegjëse kanë siguruar se kemi rrezikshmëri të ulët për përhapjen e tij në Shqipëri.

NJOFTIMI I PLOTË I APD:

Porti i Durrësit përforcon masat në kuadër të kontrolleve shëndetësore.

Pavarësisht se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga koronavirusi dhe institucionet përgjegjëse kanë siguruar se kemi rrezikshmëri të ulët për përhapjen e tij, në pikën kufitare të Portit të Durrësit janë shtuar masat mbi monitorimin shëndetësor.

Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit? në APD, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe me struktura të tjera të shëndetësisë po kryejnë monitorim të përditshëm të të gjithë pasagjerëve (por dhe personeleve të anijeve tregtare) që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit, duke parë me përparësi origjinën nga ata vijnë.

Ata kanë në dispozicion edhe termometrat me lazer, për matjet e temperaturës në distancë (nëse do të jetë e nevojshme), si dhe gjithë pajisjet e duhura, për të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme këto lloj kontrollesh.

Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për masat shtesë që do të aplikohen edhe në vijim, duke i siguruar ata se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Instituti i Shëndetit Publik – Faqja zyrtare
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Info: http://ëëë.apdurres.com.al/…/porti-i-durresit-perforcon-ma…/

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 81 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 2700  të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Ndërkohë, sot Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur  sot Task-Forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin, i cili po përhapet me shpejtësi jashtë Kinës. Nga mbledhja e task-forcës Manastirliu ka bërë me dije masat e marra për koronavirusin dhe shtoi se rreziku për prekjen e vendit tonë është i vogël. Nga ana tjetër, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nuk duhet të jemi të frikësuar nga ky virus, pasi rreziku që të preket Shqipëria është shumë i vogël.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në kinë koronavirusi perhapet ne europe porti i durresit koronavirusi në kinë koronavirusi perhapet ne europe porti i durresit

Sondazh

Poll