Aktualitet

Virusi vdekjeprurës në Kinë/ Ambasada në Pekin fton shqiptarët: Regjistrohuni për t’iu ndihmuar në rast nevoje. Belorta

27 Janar 2020, 17:08 Nga DOSJA
Virusi vdekjeprurës në Kinë/ Ambasada në Pekin fton

KINË- Ambasada shqiptare në Kinë ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë apo punojnë atje pas alarmit për shpërthimin e coronavirusit.

Në njoftimin e ambasadës ftohen  të gjithë shtetasit shqiptarë që të njoftojnë identitetin, adresën dhe aktivitetin me të cilin merren pranë ambasadës. Sipas këtij njoftimi të ambasadës, kjo masë po merret për ndjekjen e situatave me risk të lartë shëndetësor, duke qenë se Kina është përfshirë tashmë nga ky virus vdekjeprurës.

Ndërkohë, ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja në një postim në Facebook iu bën thirrje shqiptarëve, të cilët ndodhen atje, të kthehen, duke siguruar vetë biletën, pasi ambasada nuk ka mundësi të mbulojë shpenzimet e udhëtimit.

 “I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kesaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh. Uroj dhe besoj fort në një shëndet të pacënuar të bashkëkombasve tanë dhe i uroj Kinës fitore të shpejtë të kësaj beteje”, shkruan Belortaja në Facebook.

Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Pekin:

 “Ftohen të gjithë shtetasit shqiptare si dhe bashkëkombësit e trevave shqiptare që studiojnë apo punojnë në Kinë të njoftojnë pranë ambasadës identitetin, aktivitetin (angazhimin) si dhe vendndodhjen (adresën) dhe telefonin ose chatin. Regjistrimi ne data-bazën tone do te ishte i dobishëm për çdo rast nevoje mbështetje reciproke përfshi dhe ndjekje situatash me risk të lartë shëndetësor si kjo që po kalojmë. Lutem identifikohuni ne e-mailin tone: [email protected]”.

Wuhan është një qytet me mbi 11 milion banorë, i cili është i njohur për ushqimin ekzotik që ofron.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 81 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 2700 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Ndërkohë, sot Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur  sot Task-Forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin, i cili po përhapet me shpejtësi jashtë Kinës. Nga mbledhja e task-forcës Manastirliu ka bërë me dije masat e marra për koronavirusin dhe shtoi se rreziku për prekjen e vendit tonë është i vogël. Nga ana tjetër, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nuk duhet të jemi të frikësuar nga ky virus, pasi rreziku që të preket Shqipëria është shumë i vogël.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada shqiptare ne kine koronasvirusi perhapet ne europë koronavirusi në kinë ambasada shqiptare ne kine koronasvirusi perhapet ne europë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll