Aktualitet

Rreziku nga virusi/ Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Shmangni udhëtimet drejt Kinës, kontaktoni ambasadën në Pekin

27 Janar 2020, 17:40 Nga DOSJA
Rreziku nga virusi/ Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Shmangni

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje shtetasve shqiptarë që të shmangin udhëtimet drejt këtij Kinës, pas shpërthimit të koronavirusit vdekjeprurës. Me anë të një deklaratë për mediet, Ministria deklaron se shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Kinë dhe që kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë Ambasadën shqiptare në Pekin, duke publikuar edhe numrat e kontaktit.

Deklarata e plotë e MEPJ:

MEPJ: Shqiptarët që ndodhen në Kinë, të kontaktojnë Ambasadën

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë udhëzon shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet në drejtim të Republikës Popullore të Kinës, për shkak të situatës së krijuar.

Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Republikën Popullore të Kinës dhe që kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin në adresën:

Embassy of the Republic of Albania

Address: 28 Guanghua Rd, Jian Ëai Da Jie, Chaoyang, Beijing, China

e-mail: [email protected]

Phone: +86 10 6532 1120

Mobile: +8618611865440

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 81 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 2700 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Ndërkohë, sot Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur Task-Forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin, i cili po përhapet me shpejtësi jashtë Kinës. Nga mbledhja e task-forcës Manastirliu ka bërë me dije masat e marra për koronavirusin dhe shtoi se rreziku për prekjen e vendit tonë është i vogël. Nga ana tjetër, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nuk duhet të jemi të frikësuar nga ky virus, pasi rreziku që të preket Shqipëria është shumë i vogël.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në kinë koronavirusi perhapet ne europe ministria e puneve te jashtme shqiptare koronavirusi në kinë koronavirusi perhapet ne europe ministria e puneve te jashtme shqiptare

Sondazh

Poll