Aktualitet

Pengmarrja në Kamëz/ RENEA kap Leonard Hajrin, shpallet në kërkim pronari i ‘Golden’ në Shijak (EMRI)

27 Janar 2020, 15:52 Nga DOSJA
Pengmarrja në Kamëz/ RENEA kap Leonard Hajrin, shpallet në

DURRES- Leonard Hajri është arrestuar nga RENEA mëngjesin e sotëm për pengmarrjen e Jak Prengës, disa ditë më parë në Kamëz. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjithashtu është shpallur në kërkim, Altin Hajri, një nga pronarët e kompleksit Golden, pasi nuk ëshë gjetur sot në ambientet e “Golden”. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se nga verifikimi i kamerave të sigurisë, Jak Prenga është mbajtur peng në ambientet e kompleksit, në pronësi të familjes Hajri, ndërkohë që sot, nuk ka asnjë të dhënë për vendodhjen e tij.

Operacioni u zhvillua mëngjesin e sotëm dhe RENEA ka rrethuar kompleksin Golden, në pronësi të Altin dhe Emiljano Hajrit. Jak Prenga u mor peng më 17 janarnë qendër të qytetit të Kamzës. 49-vjeçari ndodhej në automjetin e tij në rrugën “London” në momentin që pranë tij janë afruar dy persona të maskuar, të cilët kanë zbritur nga automjeti i tyre, i llojit “Range Rover” dhe kanë filluar të debatojnë me të.

Ata e kanë futur Prengën me forcë në makinën e tyre dhe janë larguar me shpejtësi nga rruga ‘London’, ku edhe ndodhi ngjarja. Dyshohet se konflikti ka nisur për një shumë parash të marrë hua, sot u shtua pista e prishjes së pazareve të drogës, konkretisht e 16 kilogramëve kokainë, që i vëllai i tij nuk ka dorëzuar tek porositësit. Ndërkohë mësohet se makina me pengun brenda është nisur drejt Fushë Krujës dhe është pikasur në Urën e Gjoles.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri arrestohet leonard hajri jak prenga pengmarrje ne kamez renea në shijak altin hajri arrestohet leonard hajri jak prenga pengmarrje ne kamez renea në shijak

Sondazh

Poll