Aktualitet

Vdiq në shtratin martesor/ Del autopsia për Rezarta Hajdarin, 19-vjeçarja u helmua nga monoksidi i karbonit

Në autopsi thuhet se çifti u helmua nga monoksidi i karbonit, i cili ka ardhur si pasojë e prushit që mbanin në dhomën e gjumit.
Featured image of article: Vdiq në shtratin martesor/ Del autopsia për Rezarta Hajdarin, 19-vjeçarja u helmua nga monoksidi i karbonit Rezarta Hajdari dhe Olsi Hajdari

Librazhd- Del autopsia e Rezarta Hajdarit, e cila u helmua bashkë me burrin e saj, Olsi Hajdarin në dhomën gjumit, 5 ditë pas dasmës së tyre. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në autopsi theksohet se çifti u helmua nga monoksidi i karbonit, i cili ka ardhur si pasojë e prushit që mbante në dhomën e gjumit çifti. Mësohet se përgjigjja e autopsise së Rezarta Hajdarit ka dalë që ditën e premte dhe se po dërgohet në Prokurorinëe Elbasanit, aty ku edhe çështja është nën hetim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Olsi dhe Rezarta Hajdari u gjetën të helmuar shtëpinë e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit. 19-vjeçarja që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jete, ndërsa 27-vjeçari u dërgua në spitalin e Librazhdit dhe ia doli që të shpëtonte. Fillimisht ngjarja u raportua si vëtëhelmim. Vetë Olsi pretendoi se i kishte helmuar mangalla me prushi që kishin marrë gjatë natës në dhomë. Versioni për helmimin nga mangalli për ngrohje nuk u besua nga familjarët e Rezartës të cilët deklaruan se do t’i shkonin deri në fund të vërtetës. Madje i vëllai i saj kërcënoi familjen Hajdari.

J.V/Dosja.al

Shto Koment