Aktualitet

Po festonte ditëlindjen e ish-të dashurës, kapet shqiptari i arratisur nga burgu në Itali, si e pësoi nga policët e kamufl

27 Janar 2020, 18:14 Nga DOSJA
Po festonte ditëlindjen e ish-të dashurës, kapet shqiptari i

ITALI- Policia italiane ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 27 vjeçar shqiptar, i cili ishte arratisur më 26 Maj nga burgu në Carinola. Bëhet fjalë për Ervis Markjan, 27 vjeç, i cili ishte arrestuar për akuzat e vjedhjes së apartamenteve dhe të rezidencës ndaj zyrtarëve publikë.

Sipas medieve italiane, Markja arriti të arratiset nga burgu së bashku me mikun e tij Adriatik Gega (ende në arrati), duke prerë hekurat e qelisë dhe me ndihmën e çarçafëve.

Karabinierët e pikasën shqiptarin, teksa ndodhej pranë Napolit, në një vend ku ish e dashura e tij festonte ditëlindjen. Agjentë të policisë ishin kamufluar si të ftuar, duke bërë të mundur edhe arrestimin e tij.

Operacioni, i planifikuar deri në detajet më të vogla, u krye pas një aktiviteti hetimi të detajuar, intensiv dhe të pandërprerë i drejtuar nga Prokurori i Republikës së Santa Maria Capua Vetere dhe i deleguar në Policinë Gjyqësore. Pas arrestimit, Markja u dërgua në burgun e Napolit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne napoli ervis markja itali arrestohet shqiptari ne napoli ervis markja itali

Sondazh

Poll