Aktualitet

Thumana 2 muaj pas tërmetit tragjik/ Kujtimet e të mbijetuarve dhe sendet që u gjetën në vendin ku humbën jetën 24 person

27 Janar 2020, 14:07 Nga DOSJA
Thumana 2 muaj pas tërmetit tragjik/ Kujtimet e të mbijetuarve dhe

THUMANË- Ditët i lanë vendin njëra-tjetrës dhe Thumana, dy muaj pas lëkundjeve që vunë nën rrënoja 24 jetë njerëzish i ngjan një vendi të bombarduar. Pallatet që ende mbahen nën këmbë janë totalisht të braktisur.

Klithmat dhe pamjet tragjike që prodhoi mëngjesi i 26 nëntorit, i kanë bërë të largohen pa një datë kthimi banorët që deri atë mëngjes, kishin ndërtuar jetët e tyre në këtë bllok pallatesh.

Bashkë me frikën dhe kujtimet e forta, familjarët vendosin lule në kujtim të të dashurve të tyre. Fusha mes pallateve të Thumanës pritet që në javët dhe muajt e ardhshëm të rehabilitohen por në të nuk do të shkelmojë  kurrë këmba e djemve dhe vajzave që humbën jetën fundin e nëntorit të 2019. Njësoj si ky flamur që nuk do të valëvitet më kurrë.

Nga Shëngjini ku është strehuar pas asaj nate tmerri, kjo zonjë rikthehet bashkë me frikën për të parë atë që ka ngelur nga shtëpia ku kaloi 35 vite.  Dhe kur shikimin e kryqëzon në rrënojat e pallateve, kujtimet i rikthejnë mëngjesin e asaj nate.

Çfarë tërmeti ka rënë, shtëpia ime ka lëvizur…mua më vinte keq se kur dëgjonim jashtë njerëz doja të dilja jashtë me pa njerëzit. Edhe burrit tim i kanë vdekur tre këtu, djali i tezes, me nusen dhe djalin e vet. Kam shpëtuar një grua. Në kat të pestë e gjeta në rrënoja jashtë, por të shkretës i vdiq goca me vjehrrën. Keq kemi parë atë ditë”, shprehet ajo.

Shpresën e kanë të madhe se shpejt gjithçka do të rindërtohet, por nevojat janë të mëdha.

“Të ardhura nuk kemi, unë e kam burrin invalid se di çfarë do të bëhet”-thotë ajo.

Lëkundjet e forta dhe shirat e dimrit kanë nxjerrë në pah edhe parrulla të komunizmit që tregojnë sa të vjetra janë këto pallate. Në rrugët e boshatisura, kalimtarët e vetëm vështirë se mund të pohojnë shpresë. Kur muajt po i lënë vendin njëri-tjetrit, e vetmja shpresë është se një dorë e fortë do t’i japë  jetë kësaj toke ku fatkeqësisht u mboll “vdekja”.

Marrë nga ABC News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet thumane tragjedia e 26 nentorit 2019 thumane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2020, 11:32

Itali- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Gentian Kasës në Romë të Italisë. Për mediet italiane ka folur gruaja e 45-vjeçarit e cila është shprehu...