Aktualitet

SPAK e mbingarkuar me dosje/ KLP pranon kërkesën e Arben Krajës, hap garën për dy hetues të tjerë, ja cilët kërkon kreu

27 Janar 2020, 10:03 Nga DOSJA
SPAK e mbingarkuar me dosje/ KLP pranon kërkesën e Arben Krajës,

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me shumice votash të shpallë fillimin e procedurave për plotësimin e 2 vendeve vakante për hetues në Prokurorinë e Posaçme.  Njoftimi për vendet vakante si dhe kriterët që do të duhet të plotësojnë kandidatët do të publikohen në faqen zyrtare të Këshillit. Kërkesa për “forca shtesë” në SPAK, erdhi nga drejtusi i institucionit, Arben Kraja. Sipas Krajës, është e nevojshmë që në SPAK të komandohen edhe dy prokurorë të rinj për shkak të numrit të madh të dosjeve që janë nën hetim.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kraja ka propozuar emrin e drejtueses së Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi dhe drejtuesin e Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi, të dy e kanë kaluar ‘filtrin’ e Vettingut pa asnjë problem. Disa kohë më parë, ishte sërish Kraja, ai që kërkoi komandimin në SPAK të dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët e çuan në 10 numrin e hetuesve, nga 15 që është normalja për institucionin e sapokrijuar.

Ndërkohë që 8 prokurorët e parë që u betuan për në SPAK janë: Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani. Gjatë mbledhjes së sotme të KLP-së, gjithashtu u emëruan edhe disa prokurorë e gjyqtarë të rinj në rrethe. Emërimet janë bërë të përkohshme. 

(k.m/J.V/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anëtarët e spak arben kraja klp mbledhja e klp anëtarët e spak arben kraja klp mbledhja e klp

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2020, 11:32

Itali- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Gentian Kasës në Romë të Italisë. Për mediet italiane ka folur gruaja e 45-vjeçarit e cila është shprehu...