Aktualitet

Mbledhja e KLP, miratohen caktimet e prokurorëve të përkohshëm në rrethe

27 Janar 2020, 12:02 Nga DOSJA
Mbledhja e KLP, miratohen caktimet e prokurorëve të

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me shumicë votash, rotacione për disa nga Prokuroritë dhe Gjykatat në vend. Me 11 vota është miratuar përcaktimi i përkohshëm i Brahim Dragjoshit, si drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Ndërsa si drejtues i Gjykatës së Shkodrës, deri më 26 prill të këtij viti është vendosur Albert Murçaj. Në Shkodër, është emëruar si prokuror i përkohshëm në Apel edhe Lazër Çardaku. Me shumicë votash janë emëruar si drejtues prokurorie edhe Lorenc Mërkuri dhe Erion Çela, respektivisht në Sarandë e Vlorë.

Për një periudhë të përkohshme, Ludovik Doda është emëruar në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Ndërsa Afredita Ndoi është caktuar në pozicionin e prokurorit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Po ashtu në Durrës, është miratuar edhe caktimit i përkohshëm i Afredita Ndoi si hetuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit. 

Asllan Bajramaj është vendosur përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Permetit. Ndësa i vetmi i emëruar me 7 vota ka qënë Ylli Pjetërnikaj, i cili gjithashtu përkohësisht është emëruar në Prokurorinë e Tiranës.

Po ashtu në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi kërkesën e drejtorit të Prokurorisë së Posaçme për shtimin e hetuesve. Dy emrat e propozuar nga drejtuesi i SPAK Arben Kraja janë hetuesit Eloida Goxhi dhe Sotir Kllapi.

(k.m. dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte i prokurorise mbledhja e klp mbledhja e klp 27 janar 2020 keshilli i larte i prokurorise mbledhja e klp mbledhja e klp 27 janar 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2020, 11:32

Itali- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Gentian Kasës në Romë të Italisë. Për mediet italiane ka folur gruaja e 45-vjeçarit e cila është shprehu...