Aktualitet

‘Ndryshonte prokurorët’/ Denoncimi i ri kthen në pikën 0 hetimet për prokuror Anton Martinin, KPK nis punën nga e para,

27 Janar 2020, 12:51 Nga DOSJA
‘Ndryshonte prokurorët’/ Denoncimi i ri kthen në

TIRANË– Prokurori Anton Martini ka dalë për herë të dytë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kjo pasi më 11 dhjetor, pranë KPK-së është depozituar një denoncim i ri për subjektin.

Sipas denoncuesit, hetuesi Martini gjatë kohës që ka qenë drejtues i komanduar në Shkodër i ka hequr dosjet disa prokurorëve për t’ua kaluar disa të tjerëve. Ka qenë pikërisht ky denoncim që ka bindur Komisionin t’i futet edhe njëherë hetimeve. 

I pyetur për një koment lidhur me denoncimin e bërë ndaj tij, Martini risolli faktin se dosjet hidhen me short dhe se asnjëherë ndaj tij nuk ka pasur ankesa apo kundërshti.

“Për aq kohë sa  kam drejtuar Prokurorinë e Shkodrës jam munduar të jap kontributin tim. Dosjet hidhen në short manual. Në asnjë rast nuk ka patur ankesa apo kundërshti për korrektesën time në punë. Zëvëndësimi është bërë me kërkesë të familjarëve të pandehurve. Zëvendësimi i prokurorëve është bërë edhe për arsyen e riorganizimit të punës në prokurorisë në Shkodër sa kohë ishte në drejtimin tim,”–  është shprehur Martini.

Pas shpjegimit të tij, Komisioni e përfundoi seancën duke caktuar datën 29 janar në orën 10, si ditë kur do të japë edhe vendimin përfundimtar për hetuesin. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anton martini kpk vettingu anton martini kpk vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2020, 11:32

Itali- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Gentian Kasës në Romë të Italisë. Për mediet italiane ka folur gruaja e 45-vjeçarit e cila është shprehu...