Aktualitet

Tentohet grabitje në Qendrën Komunitare në Bashkinë e Shkodrës, hajdutët dëmtojnë murin rrethues të godinës (VD)

27 Janar 2020, 14:35 Nga DOSJA
Tentohet grabitje në Qendrën Komunitare në Bashkinë e

SHKODËR– Një tentativë grabitjeje është regjistruar në Shkodër, në Qendrën Komunitare “Për Familjen” nr. 5 të Bashkisë Shkodër. Ngjarja mësohet se është regjistruar në orët e vona të së shtunës, ndërkohë që punonjësit e qendrës kanë evidentuar dëmin mëngjesin e të hënës, kur kanë parë vjedhjen e rrethimit në pjesën e pasme, por edhe dëmtimin që i është bërë pjesës së murit, ku grabitësit kanë bërë gati gjithçka për të hyrë në pjesën e pasme.

Kryetari i Rajonit Nr.5 Pal Pepa në një intervistë për mediet ka sqaruar ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që i ka bërë thirrje policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje. Tentativat e grabitjes, por edhe dëmtimet ndaj pronës publike, nuk janë raste të izoluara në territorin e Bashkisë Shkodër, ndërkohë që kjo qëndër është dëmtuar edhe gjatë vitit të kaluar. Bashkia Shkodër fton qytetarët të bashkëpunojnë për mbrojtjen e pronës së përbashkët, pasi çdo dëm është një kosto që rëndon mbi taskapaguesit shkodranë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet qendra komunitare ne shkoder qendra komunitare shkoder grabitet qendra komunitare ne shkoder qendra komunitare shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2020, 11:32

Itali- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Gentian Kasës në Romë të Italisë. Për mediet italiane ka folur gruaja e 45-vjeçarit e cila është shprehu...