Sport

Del Piero shpreh dhimbjen për Kobe Bryant: E takova para pak kohësh…

27 Janar 2020, 15:52 Nga DOSJA
Del Piero shpreh dhimbjen për Kobe Bryant: E takova para pak

Pas ndarjes nga jeta të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, dhe vajzës së tij 13-vjeçare, ka folur edhe ish-sulmuesi legjendar i Juventusit, Alex Del Piero.

Ai kishte miqësi me amerikanin, lajmi për të cilin sot është në të gjitha mediat botërore. Italiani ka rrëfyer dhimbjen e tij për Sky Sport, aty ku ka thënë se vetëm pak ditë më parë ishte takuar me legjenën Bryant.

“Jam i shokuar, si e gjithë bota e sportit. Isha takuar pak kohë më parë me Kobe. Është e vështirë të gjesh fjalë kur largohen njerëz të këtij kalibri. Ai ishte shumë i përkushtuar në aspektin social, ishte një shembull për mua. Ky është lajm trishtues”, ka deklaruar Del Piero.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport deklarata del piero kobe bryant deklarata del piero kobe bryant

Sondazh

Poll